Policia e Kosovës ka ndaluar përkohësisht kalimin në rrugën “Agim Ramadani”, afër marketeve Viva Fresh dhe Interex në Mitrovicë.
Një zyrtar policor për gazetarin e Mitrovica Sot ka thënë se dyshohet për zbulimin e një mjeti shpërthyes.
Ai tha se po presin ekipet e specializuara për të verifikuar informacionin./Prishtina Sot/