Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu.
Në këtë takim, një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e Komunave do ta mbaj Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.
Ndërsa ndër temat që do të diskutojnë Kryetarët e Komunave me Presidenten Osmani janë:
- Roli i Komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
- Roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë
- Bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve
- Sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.
Ky takim vjen pas takimit të Presidentes Osmani me Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me theks në avancimin e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe atij qendror.
Takimi mbahet nesër me 5 Qershor 2024 në Hotel Emerald, me fillim në ora 13:00.