Një ngjarje e tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Batllavë të Besianës, ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sinjali mëson se viktima është Valbona Tashefci Maliqi, 39-vjeçare.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët e të ndjerës, të cilët kanë dhënë njoftimin mortor në rrjete sociale.
Ceremonia mortore e të ndjerës do bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e lagjes Retkoceri në Batllavë.