Prej pesë ditësh avokati nga Shqipëria, Sokol Mëngjesi vijon të jetën në koma në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
Gjendja shëndetësore e tij paraqitet e njëjtë dhe është në monitorim intensiv. Ditën e hënë stafi mjekësor që e ndjek do të ulë dozën e qetësuesve për të parë nëse do të ketë reagim nga ana e pacientit, raporton Prishtina Sot.
Mëngjesi u sulmua me mjete të forta nga tre persona mëngjesin e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut.
Policia ka arrestuar dy persona lidhur me këtë ngjarje, që siç tha lidhet me një proces gjyqësor për një pronë në kryeqytet.
Ndërkohë dy agresorë të tjerë janë shpallur në kërkim dhe për kapjen e tyre janë vënë në dispozicion 20 mijë euro.