Ejupi i artë në Ballkanikun e Kick Boksit

 

 

Fatlind Ejupi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kick boksit që po zhvillohet në Bar të Malit të Zi.

Në duelin final, kick boksieri kosovar u ballafaqua me boshnjakin Davud Velic të cili e mposhti me nikaut që në raundin e parë, raporton KosovaPress.

Ndryshe, ekspedita kosovare tashmë ka siguruar 17 medalje elitare në këtë kompeticion ku po marrin pjesë tetë shtete ballkanike./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d