Takimi me Erdogan, Kurti: Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim

 

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ka pritur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Sipas mediave turke, takimi me Kurtin zgjati 1 orë e 50 minuta dhe ka qenë e mbyllur për media. E kryeministri Kurti ka dhënë detaje nga takimi mes tij dhe Erdoganit. Nëpërmjet rrjetit social ‘X’, Kurti tha se në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes mes dy vendeve.

Kurti gjithashtu njoftoi se të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d