Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër në moshën 59-vjeçare, Muhamed Çallakaj nga Peja.
I ndjeri ka qenë veteran i UÇK-së. Lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët, ku kanë dhënë detaje për ceremoninë mortore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme (31.05.2024), në varrezat e qytetit në orën 15:00.
Funerali niset nga shtëpija e të ndjerit, rruga “Fatmir Ukaj”.
![](https://i0.wp.com/sinjali.com/wp-content/uploads/2024/05/447028065_8492575850769317_7404568329447441221_n-1024x720.jpg?resize=1024%2C720&ssl=1)