Ky është personi i arrestuar që kërkohej me katër urdhëresa të gjykatës – dërgohet direkt në burg

 

 

Policia e Kosovës, konkretisht ajo e Vushtrrisë, ka arrestuar sot një shtetas të Kosovës që kishte kishte katër urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazetai arrestuari për veprat grabitje, posedim të paautorizuar të substancave narkotike dhe të tjera është: Elhami Zenuni, 23-vjeçar.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia

“Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte katër (4) urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri (3) vitesh e nëntë (9) muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d