Aktakuzë ndaj 43-vjeçarit që dyshohet se e dhunoi dhe e rrahu 18-vjeçaren me probleme mendore

 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Xheladin Dudës, rreth 43-vjeçar nga fshati Dubravë, Ferizaj, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, raporton Gazeta Prishtina Sot..

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Dudës, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht një 18-vjeçare me probleme mendore.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 Maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim, në atë mënyrë që fillimisht e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “Facebook”që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hyp në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe  ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr  dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”” nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i njëjti të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d