Rahovec: Vajza 17-vjeçare e rrah nënën e saj dhe ikë nga shtëpia, babai e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Rahovec, ku një vajzë e mitur dyshohet se e ka rrahur nënën e saj.

Bëhet me dije se babai i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal, vajza e ka sulmuar fizikisht nënën dhe ka ikur nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë aktivizuar, por akoma nuk kanë rënë në gjurmët e saj.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të kapet e dyshuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d