Përfaqësuesit e banorëve të Kalabrisë, kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarit të tyre, Bastri Tërnava, i cili është arrestuar të enjten nën dyshimin se e ka kërcënuar kryetarin Përparim dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Milot Krasniqi, kryetar i bashkësisë lokale në Kalabri ka thënë se ka thënë se Tërnava nuk ka kërcënuar po vetëm ka cituar fjalët e kryetarit Përparim Rama, shkruan gazeta onlien Reporteri.net.
“Dje na është arrestu një aktivist i lagjes, Basri Tërnave me arsyetimin e e kërcënu kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal. Ai i ka citu vetëm fjalët e kryetarit, Përparim Rama. Neve na është bë një e padrejtë, na është anulu një plan dhe mohu e drejta jonë për me u zhvillu. Koeficienti 2.4 nuk na përmbush këtë plan. Me planin e ri që e ke propozu, nuk e kemi pa”, tha ai ndër të tjera.
“Është e padrejtë mënyrën se si është arrestuar dhe ne si banorë se kemi kërcënuar asnjëherë askënd. Neve na është bërë e padrejtë që nuk është duke kaluar plani për Kalabrinë. Tash i kemi ndjekur të gjitha rrugët, kemi kërkuar takim me Ramën, me asamblistë, vetëm është vonuar dhe nuk janë plotësuar kërkesat tona”, ka thënë Krasniqi.
Banorët e lagjes Kalabria kanë protestuar sot para Komunës, teksa më përfaqësuesit e tyre janë lejuar të futen edhe në seancë.