Detaje nga incidenti në lokalin në veri: 38-vjeçari e kërcënon me vrasje pronarin, e akuzon se ‘punon për Kurtin’

 

 

Konfliktet në kafeteri e lokale të tjera që frekuentohen gjatë natës janë të shpeshta në vendin tonë. Mosmarrëveshjet e ndryshme eskalojnë në kanosje serioze e madje edhe në përleshje fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në veri të vendit, ku u arrestua një person, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç mëson gazeta, incidenti ka ndodhur në lokalin ‘Ekskluzive’ në Mitrovicë të Veriut, ku një person po dyshohet se e ka kërcënuar pronarin, për motive akoma të panjohura.

Lexuesit nga veriu ka bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, si dhe ka treguar detajet nga rasti me të cilin u përballë.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka kanosur me vrasje, duke e paralajmëruar se do ta pëojë keq, e madje do t’ia vë flakën lokalit të tij.

Tutje, sinjalizuesi ka njoftuar se i dyshuari e ka akuzuar se “punon për kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe është spiun i shqiptarëve”.

Si rezultat i raportimit, Policia ka arritur ta arrestojë serbin e dyshuar, i cili fillimisht ka rezistuar derisa zyrtarët policorë e kanë vënë situatën nën kontroll.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur ankuesin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d