E dhimbshme: Vdes në moshë të re Hasani nga Vushtrria

 

 

Familja Hasani nga fshati Stofc i Komunës së Vushtrrisë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre. Kamer Hasani në moshë mjaft të re ka ndërruar jetë, shkruan gazeta Prishtina Sot.

Familjarët kanë konfirmuar se kishte kohë që i ndjeri ishte sëmurë ndërsa përmes një postimi kanë treguar edhe për kohën e varrrimit.

Njoftimi i plotë:

Te Allahut jemi te Ai do te kthehemi
Njoftim mortor
Njoftojmë miqet dhe dashamiret se ka ndrrue jetë Djali im Kamer Hasani ne moshën 41 vjeqar
Vorrimi do te bahet sot me 22 maj 2024 ne fshatin Strofc nene lagjen Shabanaj
Namazi i te ndjerit falet ne ora 13 me drekë në xhamin ne Vushtrri ndersa vorrimi ne ora 14 ne fshatin Strofc./Prishtina Sot./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d