Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lexuesit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete. Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur në shtëpi. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa ka intervenuar edhe Policia.
Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gazeta do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia.