Duket që dështimi për të çuar përpara projektligjin për Kodin Civil në të cilin përfshihen lejimi i martesave në mes personave të së njëjtës gjini e ka nervozuar tej mase kryeministrin Albin Kurti.
Kësisoji pritet që këta deputet të dënohen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas asaj që qarkullon në opinion duket që këta deputet nuk do të lejohen të kandidojnë më si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes. Ky parashihet të jetë dënimi që do marrin ata që votuan kundër projektligjit për Kodin Civil në të cilin parashihen edhe martesat e personave të së njëjtës gjini.
Por nuk dihet sesi do ta presin qytetarët një gjë të tillë duke ditur që populli i Kosovës i përket besimit Islam mbi 90 %. A do i kushtojë kjo shumë partisë në pushtet mbetët të shihet në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Për këtë gjë kryeministri Kurti kishte ndëshkuar komunitetin musliman duke mos larguar nga Udhëzimi Administrativ ndalesat që bëheshin për mbulesën islame pavarësisht se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar vet ai. Kjo ishte parë një hakmarrje e kryeministrit Kurti kundrejt komunitetit musliman dhe deputetëve të cilët kundërshtonin Kodin Civil në formën sesi është dërguar në Kuvend ku futen edhe martesat e personave të së njëjtës gjini.