Nënsekretarja amerikane arrin në ambientet e Presidencës

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, Osmani dhe Allen do të deklarohen për medie. Pos takimit me Osmanin, Allen do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi raportohet se do të fillojë në ora 10:15.

Kjo vizitë e saj në Kosovë është në kuadër të një turi ballkanik që Allen është duke e bërë këto ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d