Apeli ia zbut pak dënimin komandant Calit

 

 

Paneli i Apelit sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa – Cali, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Apeli ka marrë vendim që komandant Calit t’ia zbus dënimin e shqiptuar në shkallën e parë, nga 26 vjet në 22 vite burgim. Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022.

Trupi Gjykues vjet e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme./Pristina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d