Takimet e Osmanit me ambasadorët, diskutohet koordinimi për procesin e anëtarësimit në KiE

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e  Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.   

Në këto takime, presidenca ka njoftuar se është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Lidhur me këtë proces, Osmani sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d