Kryeministri sllovak, Robert Fico është jashtë rrezikut për jetë, tha zëvendëskryeministri i Sllovakisë.
Tomas Taraba i tha BBC-së se operacioni i Fico kishte shkuar “mirë”. Më herët ministri i mbrojtjes tha se Fico “po luftonte për jetën” pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova.
Një i dyshuar është ndaluar në vendin e ngjarjes.
Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.
Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion “duke luftuar për jetën”, sipas ministrit të Mbrojtjes Robert Kalinak, i cili foli në një konferencë shtypi nga jashtë spitalit ku Fico po trajtohej të mërkurën.
Zëvendëskryeministri Taraba shtoi se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak dhe i dyti goditi kyçin”.