Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar darkën e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi. Ai duke ironizuar tha se i vjen mirë që kryeministri ka evoluar nga pasuli në restorante luksoze.
Gjatë debatit ai përmendi kohën sa ka qenë zëvendës i ish-kryeministrit Avdullah Hoti.
U shpreh se ia hante gjysmën e senduiçit të ish-kryeministrit.
“Dikush më tha mirë keni bo që nuk keni shku në restorant me u taku me Kurtin. Avdullah Hotit ia hangsha gjysmën e senduiçit. Driton Selmanajn e kam dëshmitar. Unë po kam qejf që janë modernizu. Është e vërtetë që ia lypsha, i thojsha ama gjysmën”, tha ai.