Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi në Instagram, ka treguar se është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Ai ka theksuar se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë.
“Dita filloi me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës. Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë, ndaj ne mbështesim çdo iniciativë që e ndihmon atë”, ka shkruar më tutje Sijarto.