Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lexuesit kanë bërë me dije se viktima ka qenë e moshës së mesme dhe akoma s’dihen detaje të tjera.
Gazeta ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Gjilanit, i cili tha se akoma është herët të deklarohen për rastin, por që bëri të ditur se Policia dhe prokurori kujdestar ndodhen në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, rasti dyshohet se u zbulua para rreth gjysmë ore.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.