Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

 

 

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor, kanë mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të heqjes së emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga UP, – “Hasan Prishtina”.

“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria”, tha stërnipi i Hasan Prishtinës njëherësh drejtor i Fondacionit, Mehmet Prishtina.

Edhe Florend Ramusa nga Parlamentit Studentor, tha se kundërshtojnë këtë nismë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës.

“Ne e kundërshtojmë këtë nismë. Ne kemi përdorur mekanizma, protesta dhe peticione. Sot ju kemi bashkuar kësaj nismë për t’u solidarizuar”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d