Rasti i rëndë në Çagllavicë: I riu që bëri vetëvrasje la pas vetes gruan dhe dy fëmijë

 

 

Gazeta  raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ndodhi sot në Çagllavicë, ku një i ri u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Siç raportoi gazeta nga burimet brenda Emergjencës viktima është Bashkim Salihu, 37-vjeçar, i cili është gjetur i varur.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.

Sinjali ka kontaktuar Policinë, por ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d