Fyerjet e ofendimet në rrjete sociale i fusin në sherr të miturit në Podujevë, dalin në shesh dhe rrahen

 

 

Mosmarrëveshjet që lindin përmes komunikimeve nëpër rrjete sociale, shpeshherë çojnë në sherre mes të rinjve. Konfliktet e tilla përveç në kanosje serioze, eskalojnë edhe në përleshje fizike, ku përdoren mjete të rrezikshme, raporton Gazeta Prishtina Sot..

Në një ngatërresë dyshohet se janë futur edhe disa të mitur në Podujevë, ku tre prej tyre kanë përfunduar në Polici si të dyshuar.

Gazeta mëson se të dyshuarit janë kapur fillimisht përmes rrjeteve sociale, ku edhe e kanë ofenduar, fyer e sharë njëri – tjetrin, e më pas kanë dalë që gjoja t’i qërojnë hesapet.

Tre të miturit që u rrahën mes vete janë kapur nga Policia dhe pas kontrollit policor janë gjetur një mjet i mprehtë (thikë) dhe një shufër druri, që u sekuestruan në cilësi të provave.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti, teksa njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d