Tre nxënës të mitur në Gjakovë janë lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur sot te një shkollë në lagjen Dardania, ku janë përdorur mjetet e forta, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se “disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt”.
“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta. Kanë pasur lëndime të lehta dhe janë liruar nga spitali. Rasti është duke u hetuar”.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.