Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

 

 

Paraqitja shumë e mirë e skuadrave italiane në garat evropiane këtë edicion ka bërë që ky vend ta fitoj një vend shtesë në Ligën e Kampionëve.

Nga sezoni i ri Italia do t’i dërgoj pesë skuadra në Ligën e Kampionëve, por ekziston një mundësi që numri të rritet në gjashtë. Atalanta ka fituar mbrëmë ndaj Romës me rezultat 2-1 dhe tani zë vendin e pestë në tabelë me 63 pikë, tri më shumë se Roma dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Giallorosët.

Bergamaskët janë edhe në finalen e Ligës së Evropës ku do të përballen më 22 maj me Bayer Leverkusenin.Por fitorja e Atalantës në Ligën e Evropës do t’i bënin një nder Italisë dhe njërës nga dy skuadrat kryeqytetase Romës ose Lazios, varësisht se cila e përfundon në pozitën e gjashtë.

Roma aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 60 pikë, derisa Lazio është e shtata me një pikë më pak.

Corriere dello Sport ka shkruar se Italia mund t’i dërgojë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, vetëm në rast se Atalanta mbetet në vendin e pestë në tabelë në fund të kampionatit. Atalanta do të duhet të përfundojë në vendin e pestë në kampionat dhe në të njëjtën kohë të fitojë finalen e Ligës së Evropës kundër Leverkusen, të planifikuar në 22 maj në Dublin.

Në atë rast, pozita e gjashtë do të jetë e vlefshme edhe si vend kualifikimi për garën më të vlefshme evropiane për klube, Ligën e Kampionëve. Nëse Atalanta do të përfundonte e katërta, ky arsyetim nuk do të ishte më i vlefshëm dhe do të shkonin vetëm pesë skuadra në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d