Ekskluzive – Prokuroria për “Prishtina Sot” konfirmon që në cak të tyre janë Arben Çitaku dhe Astrit Çitaku i ndërtimeve pa leje në Skenderaj (FOTO)

Ekskluzivisht për “Prishtina Sot”, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se janë duke u hetuar Arben dhe Astrit Çitaku, dyshja e famshme e shkatërrimit masiv të pronës publike në Skenderaj.

Krejt kjo fal angazhimit të madh të “Prishtina Sot” për të denoncuar gati në baza ditore keqpërdorimet që bëheshin në pronën publike duke tentuar të ndërtojnë pa leje ndërtimore në mes të Skenderajt.

Duket që kjo ka pasur efekt sepse Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë hetimore. Edhe pse nuk janë dhënë informacione tjera siç mëson “Prishtina Sot” besohet se hetimet janë duke u bërë për dhjetë (10) katëshin dhe dymbëdhjetë (12) katëshin e “Andrra Residence në qendër të Skenderajt, në rrugën “Emin Lati”.

Kujtojmë se në një prononcim publik, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, kishte dalur dhe kishte luajtur avokatin e kompanisë duke tentuar të amnestojë krimin që ndodhte para syve të tij si autoritet ekzekutiv.

Mbetët të shihet se a do të trajtohet edhe lënda ndaj kryetarit Nura i cili si autoriteti më i lartë në Komunën e Skenderajt, nuk kishte përfillur udhëzimet ligjore që ndaj të njëjtit ndërtim të fillonte procedura e ekzekutimit pas konfirmimit të inspektorëve komunal se aty po ndërtohej pa leje ndërtimore.

“Prishtina Sot” do vazhdojë të raportojë për krimet ekonomike që ndodhin në çdo cep të Republikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d