Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ndodhet në listën e ngushtë për ta fituar për të nëntën herë Topin e Artë. Edhe pse po luan në Amerikë, ylli i Inter Miamit ndodhet në listën e kandidatëve për ta fituar Topin e Artë.
“OddsChecker” ka bërë publike listën e top 10 lojtarëve që po synojnë ta fitojnë trofeun indvidual më të rëndësishëm në botë, ku çuditërisht ndodhet edhe emri i argjentinasit.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë renditet edhe para yllit të Manchester Cityt Erling Haaland, duke qenë momentalisht kandidati i nëntë për këtë trofe.
Jude Bellingham shihet si favorit i padiskutueshëm deri më tani, ku pas tij renditet bashkëlojtar brazilian Vinicius Junior.
Rolin më të rëndësishëm për këtë trofe do ta luajë Kampionati Evropian “Euro 2024”, ndërsa pas tij është Liga e Kampionëve, me Real Madridin që ka mbërritur deri në finale.
Në rast që Reali e fiton këtë kompeticion, atëherë më gjasë fituesi do të jetë ndërmjet Bellingham dhe Vinicius. Mbappe në anën tjetër mund të kthehet fuqishëm në garë nëse Franca e merr Evropianin.