IPK konfirmon, zbardhë detaje të reja për ngacmimin ndaj të miturës nga zyrtari policor

 

 

Gazeta raportoi mbrëmë për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit.

Raportimin ekskluziv të Gazetës e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka njoftuar se “hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme”.

Njoftimi i plotë i IPK-së

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor (në Gjakovë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual“ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d