Toka thyen një rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

 

 

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një verë me temperatura “brutale”, siç i përkufizojnë ata.

Prilli ka shënuar një shtrirje të pamëshirshme të të ngrohtit rekord për planetin, siç dëshmon raporti mujor i klimës nga shërbimi i ndryshimeve klimatike në Europë, Copernicus. Muaji që lamë pas, nga sa pohohet në raport, solli një temperaturë mesatare të ajrit në sipërfaqe prej 15.03 gradësh Celsius, nivel ky më i lartë se mesatarja e 1991-2020 për prillin.

Në total, nga maji i vitit të kaluar deri në prillin e këtij viti ka qenë 12 mujori më i ngrohtë i matur ndonjëherë. Objektivat e Marrëveshjes së Parisit synojnë të kufizojnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Sipas studimit, edhe temperaturat globale të sipërfaqes së detit në shumicën e oqeaneve të botës mbetën në nivele jashtëzakonisht të larta. Raporti vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një vapë përvëluese këtë verë.

Të dhënat e fundit të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike flasin për temperatura mbi mesataren për pjesën më të madhe të vendit në periudhën ndërmjet muajit qershor dhe gusht. Vala e parë e të nxehtit për këtë vit, theksojnë mediat e huaja, është duke u materializuar tashmë në disa rajone jugore të SHBA-së, teksa termometri pritet të shënojë rritje të ndjeshme nga Teksasi në Florida. Hera e fundit që Toka regjistroi një vit më të ftohtë se mesatarja ishte në 1976, apo gati gjysmë shekulli më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d