1 janari i fillimit të lëvizjes së lirë ‘frikëson’ Qeverinë, merr një vendim me rëndësi

 

 

Qeveria e ka miruatuar një vendim për themelimin e Mekanizmit të Parlajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit. Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit pas liberalizimit të vizave.

“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.

Zëvendësministri i Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se “ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d