Zbulohet se çka fshihej prapa dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

 

 

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka bërë një dedikim të golit të fundit me fanellën e Lille në ndeshjen ndaj Lyon të hënën mbrëma.

Lille u mposht pas një rikthimi befasues nga Lyoni me rezultat 3-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1. Njëri nga e vendasve u shënua nga sulmuesi prishtinas, Zhegrova, i cili gjeti rrjetën në minutën e 37-të për epërsinë 2-0.

Pas goli të bukur nga distanca, Zhegrova befasoi të gjithë duke festuar me një maskë në fytyrë. Megjithatë, tashmë edhe gjetur edhe arsyeja e festës, e cila ishte një dedikim për një këngëtar të njohur, përcjell Prishtina Sot.

Zhegrova shkoi në një koncert të M Huncho disa ditë para ndeshjes së tij me Lille dhe iu dhurua një maskë.

Reprezentuesi i Kosovës i premtoi reperit se nëse shënonte se do ta vendoste maskën dhe një gjë të tillë e bërë mbrëmë (e hënë).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d