Në Samitin e Parlamentit Global të kryetarëve të komunave, Lladrovci: Drenasi vazhdon të jetë në hap me arritjet e komunave të rajonit dhe më gjerë

Me ftesë të kryetares së Shkupit, znj. Arsovska, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me nënkryetarin Arben Shala, mori pjesë në Samitin Vjetor të organizuar nga Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave që po mbahet në Shkup, ku morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës të qyteteve nga mbarë bota.

“Ndër të tjera u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me demokracinë lokale, fuqizimin e qyteteve, rritjen e besimit, përfshirjen e të rinjve, etj. Gjatë bisedave me kryetarë komunash për çështjet e mësipërme, kuptohet, Komuna e Drenasit vazhdon të jetë në hap me arritjet e komunave të rajonit dhe më gjerë”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Bashkë me nënkryetarin Shala, mora pjesë në Samitin Vjetor të organizuar nga Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave që po mbahet në Shkup, Maqedoninë e Veriut. Në Samit morën pjesë rreth 200 pjesëmarrës, prej tyre mbi 100 kryetarë komunash.

Ky Samit ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar dhe diskutuar për përvojat e disa qyteteve të rajonit dhe më gjerë për sfidat me të cilat ballafaqohen komunat.
Ndër të tjera u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me demokracinë lokale, fuqizimin e qyteteve, rritjen e besimit, përfshirjen e të rinjve, etj. Gjatë bisedave me kryetarë komunash për çështjet e mësipërme, kuptohet, Komuna e Drenasit vazhdon të jetë në hap me arritjet e komunave të rajonit dhe më gjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d