Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka tejkaluar nivelin prej 200 milionë euro. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet shtesë prej 40 milionë euro për FSK-në.
Vendimi është miratuar me shumicë të votave, raporton Prishtina Sot.
Kësisoj, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.