Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin

 

 

Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr për pasagjerët dhe stafin.

Nga 290 pasagjerë prezentë, 70 nga ta filluan të mos ndiheshin mirë dhe vollën. Aeroplani i linjës Condor aterroi në qytetin gjerman, aty ku priste një kontingjent i shërbimeve emergjente.

Nuk dihet se çka e shkaktoi vjelljen, por të gjithë pasagjerët e prekur janë raportuar në gjendje të mirë shëndetësore sipas tabloidit ‘Daily Mail’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d