Ditë më parë në mediat kosovare u publikua një video e tmerrshme, ku shihej një person duke e goditur me grushte pa mëshirë qenin e tij në mes të Prishtinës.
Ai e kishte kapur qenin dhe e godiste me qa fuqi sa kishte.
Këto pamje të rënda skandalizuan një pjesë të audiencës, sidomos aktivistët e të drejtave të kafshëve.Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dje ka dorëzuar kallxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Si rezultat policia është autorizuar të filloj hetimet dhe keqtrajtuesi që shihet në video është identifikuar.Sipas, njoftimit të Fondacionit, i njëjti dje ishte i lirë madje as nuk ishte marrë në pyetje nga policia.
Ndërkaq, sot kjo organizatë ka njoftuar se, zyrtarisht janë informuar se sot rreth orës 09:50 i dyshuari është arrestuar. Është kontrolluar edhe vendbanimi i tij por qeni që është keq trajtuar nuk është gjetur aty. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Qeni i shkretë nuk gjendet dhe me shumë gjasë ose ka vdekur nga lëndimet e rënda ose është dërguar dikun pasi që Policia ka marrë urdhër për ta arrestuar personin 4 ditë pas keqtrajtimit të qenit”, thuhet tutje në postimin e Fondacionit.
Personi i dyshuar raportohet të jetë Ardit Aliu, i biri i pronarit të firmës “Magic Ice”.
Ndërkaq, të hënën është paralajmëruar mbajtja e një proteste në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 12:00.
Protesta do të mbahet nën marshin “UNË NUK KISHA FORCË TË MBROHEM, PO TI BËHU ZËRI IM!!!”.