Shala tenton t’ia ndal fjalën Kusari-Lilës, ndërhyn Zyba – nënkryetarja e thirr sigurimin e Kuvendit

 

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka tentuar t’ia ndal fjalën Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP të LVV-së si shenjë revolte se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nuk i ka dhënë atij fjalën.

Në këtë moment te foltorja e Kuvendit ka shkuar edhe deputeti i VV-së, Sali Syba.

Bogujevci u ka bërë thirrje të dyve që të shkojnë në vendet e tyre, por asnjëri nga ata s’e ka dëgjuar.

Kështu Bogujevci u detyrua ta thërras sigurimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo e revoltuar ka thënë se nuk do t’i tolerojë burrat e Kuvendit që secilën seancë ti tregojnë asaj se si udhëhiqen punimet e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d