Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë e Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për hapjen e negociatave me BE-në.
Kurti tha se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.
“Dua të theksoj tri elemente. e Para pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së, jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekonomik, por edhe si zonë e paqes e sigurisë”.
“Në dhjetor 2023, Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022, në Pragë të Republikës Çeke, e cila po e mbante presidencën asokohe, ne dorëzuam aplikacionin për anëtarësim në BE. Besojmë se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, tha Kurti.
“Si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga KE. Krahasuar me rajonin, Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për të hapë negociatat me kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit”.
“Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike. Ne e kemi bërë këtë zgjedhje. Mobilizimi për ta kapur hapin në procesin e integrimit evropian pas stagnimin disavjeçar, ka bërë që shumë reforma e ligje të kalojnë”, tha tutje Kurti.