Zhduket policja nga Rahoveci, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj

 

 

Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rastin e ka lajmëruar dje në polici vajza e saj, e cila ka treguar se nëna e saj është larguar nga shtëpia. Për rastin ka folur edhe Policia e cila ka njoftuar se ende nuk dihet asgjë për fatin e viktimës.

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta mëson se ndonëse rasti është paraqitur dje në Polici, policja që nga e diela në mëngjes s’ka qenë në kontakt me askënd dhe telefonin e ka të fikur.

Gazeta do të ju mbajë të informuar me rastin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d