Kurti bisedon me Scholz, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësim në KiE

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti ka njoftuar në platformën X se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën. Po ashtu, Kurti theksoi se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d