E fundit: Të shtëna me armë te lokali “Hamari” në Prishtinë

 

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te një lokal në  rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Siç mëson gazeta, dikush po dyshohet se ka gjuajtur disa herë në lokalin “Hamari” për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar por nuk është hasur personi i dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja që janë sekuestruar, teksa është bastisur edhe lokali.

Pas përfundimit të procedurave policore, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij është inicuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d