Këngëtarja afro-pop e Afrikës së Jugut, fituese e çmimeve, Bulelwa Mkutukana, e njohur gjerësisht si Zahara, ka vdekur. Ajo kishte qenë në spital, thuhet se kishte komplikime të mëlçisë dhe qeveria kishte ndihmuar familjen “për disa kohë”, tha Ministrja e Sportit, Artit dhe Kulturës Zizi Kodwa.
Këngëtarja fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj Loliwe, i dashur në të gjithë Afrikën.
Në vitin 2019, Zahara foli për betejën e saj me varësinë ndaj alkoolit.
Muajin e kaluar, familja konfirmoi se ajo ishte pranuar në spital dhe u bëri thirrje afrikano-jugorëve që ta mbanin muzikanten në lutjet e tyre.Ajo ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në një spital të Johanesburgut, raporton uebfaqja shtetërore e lajmeve SABC.
Ndërkohë që familja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, fansat janë pikëlluar dhe kanë ndarë kujtime të bukura në rrjetet sociale./Prishtina Sot/