Po vazhdon procesi i votimit në veri, Rohde shkon në Zubin Potok

 

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkuar në Zubin Potok për të përcjellur votimin që po zhvillohet atje dhe tri komunat tjera në Veri.

Rohde nuk është prononcuar për media, por vetëm po shikon nga afër se si po shkon procesi i votimit.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d