Një person gjendet pa shenja jete në Batllavë të Podujevës

 

 

Një person është gjetur pa shenja jete në pyll, në Batllavë të Podujevës gjatë së shtunës.

Lajmn e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se një familjar i viktimës kishte lajmëruar policinë për këtë paraprakisht, shkruan Gazeta Insajderi.

“Batllavë, Podujevë 20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d