Rritet çmimi i arit, arrin nivele të reja historike

 

 

Çmimi i arit është rritur në nivele të reja historike. Në fillim të vitit 2023, ai kuotohej 2000 dollarë për oz (28, 3495 gramë) dhe ruajti atë vlerë për më shumë se një vit.- Advertisement –

Në janar 2024, ari shitej 2.040 dollarë për oz, por gjatë javëve të fundit çmimi ka arritur në 2.390 dollarë me rritje vjetore rreth 20%.

Rritja e inflacionit e viteve të fundit, dhe vlerësimet se vlera e tij nuk bie ndonjehërë, ka ndihmuar në rritjen e çmimit të arit dhe ngjarjet e kaluara me luhatje të fortë cmimesh kanë faktuar këtë ecuri.

Po ashtu, përkeqësimi i zhvillimeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka rritur kërkesën për metalin e verdhë.

Regjistrimi i niveleve të reja historike për arin shqetëson disa analistë, pasi ata besojnë se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat makroekonomike nuk mund të justifikojnë një rritje kaq të madhe.

Analistët e JP Morgan parashikojnë çmim deri 2.500 dollarë për ons në për 12 muajt në vazhdim, ndërsa por ka edhe banka të tjera, si Citibank që vendosin çmimin e arit në 3.000 dollarë. Rritja e kërkesës nga bankat qendrore mund të shpjegojë në masë të madhe rritjen e çmimit të metalit të verdhë.

Blerjet e arit nga bankat qendrore kanë arritur nivele rekord në vitet e fundit pasi institucionet financiare kërkojnë të diversifikojnë zotërimet e tyre dhe të reduktojnë rreziqet e kreditit. Kina dhe Rusia janë blerësit kryesorë, të ndjekura nga India, Turqia dhe Brazili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d