Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e Akil Gjakovës

 

 

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëvë për kapjen e xhudistit, Akil Gjakova. Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Gazeta raportoi se fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili. Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d