Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri. Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije se viktima është Erona Cokli, 21-vjeçare.
Tashmë ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot nga objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.
![](https://i0.wp.com/sinjali.com/wp-content/uploads/2024/04/435516328_1067521294339603_6706424182353723523_n-600x360-1.jpg?resize=600%2C360&ssl=1)