900 euro dita për ekspertët, Rozeta Hajdari e lë në ‘0’ Gërvallën

 

 

900 euro iu paguhet dita. Kaq pritet të jetë paga e ekspertëve të angazhuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Shifër kjo marramendëse për një ekspert, i cili do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Me 10 nëntor 2021, ministrja Hajdari hapi një njoftim për kontratë për një ekspert vendor dhe një ndërkombëtar, për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë dhe Mbështetje të Biznesit.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 57,700 euro. Por, ajo çka befasonte ishin ditën e punës, gjithsej 50. Përllogaritur këto, ky ekspert i bie të paguhej 1.154 euro në ditë.

Me 24 dhjetor u nënshkrua e fituesi ishte ChristianTimm.

I njëjti është një pronar i një kompanie në qytetin e Berlinit në Gjermani. Kontratën e fitoi me 44.910 euro vlere, e që për 50 ditë punë merrte 898 euro. Për këtë kontratë u kërkua përgjigje nga Rozeta Hajdari se çka ka bërë saktë ky ekspert që u pagua rreth 900 euro në ditë nga shteti i Kosovës. Por, siç raporton T7, ministrja ka heshtur, s’e ka thënë asnjë fjalë.

Nga ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë nuk kthyen përgjigje as gjatë krejt ditës se çka ka bërë ChristianTimm që u pagua afro 900 euro në ditë dhe afro 44 mijë euro për më pak se dy muaj.

Por kjo nuk është kontrata e vetme, që Hajdari lëshoi për të njëjtin ekspert. Në kontratën e titulluar Politika për Investime, Timm sërish doli fitues. Për 20 dite ai do të merrte 20 mije euro, apo 1000 në ditë. Kontratë me çmim të njëjtë lëshoi përsëri MINT. Kësaj radhe eksperti i tretë ishte për hartimin e strategjisë për zhvillimin e Industrisë dhe përkrahje të biznesit. Kjo nuk arrit të mësohet se kush e fitoi, por prapë edhe ai mori 20 mijë euro për 20 ditë.

Kujtojmë se, jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pagë kjo që ngjalli shumë reagime dhe u diskutua mjaftë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d