Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në seancën e sotme plenare, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Seanca nisi me duartrokitje si shenjë mirënjohjeje për kontributin e mësimdhënësve, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka uruar punonjësit e arsimit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Të pranishëm në seancë janë edhe disa veteranë të arsimit.
Ndryshe, në rend dite është votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial, i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve, i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF, ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.